Shërbimi pakistanez: Ndihemi të turpëruar

03/05/2011 13:35

Agjencia pakistaneze e inteligjencës ka deklaruar se ndihet
jashtëzakonisht e turpëruar nga mungesa e informimit mbi vendin ku
fshihej Bin Laden.

Bin Laden fshihej në një kompleks rezidencial në qytetin e Abotabadit, fare pranë selisë së akademisë ushtarake elitë të Pakistanit.

Mungesa e dijenisë së shërbimeve sekrete për këtë ndërtesë ka vënë në dyshim marrëdhëniet mes SHBA dhe Pakistanit.

Autoritetet amerikane janë të bindura se shërbimi sekret pakistanez ka vendosur lidhje me grupet terroriste islamike, për të zgjedhur se kë të mbështesë.

Kompleksi i ndërtesave ku jetonte sheiku kishte mure të larta, tela me gjemba dhe kamera sigurie. “Kush e ndërtoi? Autoritetet lokale, përfshirë policinë dhe akademinë ushtarake, nuk patën asnjëherë dyshime?”, janë pyetjet që shtron Uashingtoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA