Protestat në Siri, 500 të arrestuar

03/05/2011 10:05

Forcat siriane të sigurisë vranë 10 persona dhe arrestuan 499 të tjerë në një seri operacionesh të kryera shtëpi më shtëpi.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës ushtarak, ndërkohë që banorët thanë se mes personave të arrestuar kishte edhe fëmijë 15-vjecarë.

Më vonë, policia ka shpërndarë një protestë që po mbahej nga një grup grash në kryeqytetin e Damaskut.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se 560 persona janë vrarë në vend në protestat kundër regjimit shtypës të presidentit Bashar al Assad.

Javën e kaluar ushtria përdori tanke për të kontrolluar qytetin e Derasë, që ka qenë dhe zemra e protestave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA