Pakistan, zbulohet “miniera” e Bin Laden

03/05/2011 14:55

Një “minierë ari” është gjetur gjatë sulmit në kompleksin ku fshihej Osama bin Laden nga ushtarët e forcave speciale amerikane.

Bëhet fjalë për kompjuterin e sheikut, disqe, karta memoriesh dhe materiale të tjera elektronike, që po kalojnë në mikroskopin e ekspertëve amerikanë në një lokalitet sekret në Afganistan.

Shërbimet amerikane të inteligjencës, të cituara nga mediat ndërkombëtare, janë shprehur shumë të ekzaltuara.

“Qindra persona po punojnë mbi këto materiale. Do të jetë fantastike sikur të jenë të dobishme vetëm 10 për qind të të dhënave”, kanë deklaruar zyrtarë të CIA-s.

Ndërkohë, shtypi pakistanez aludon se kreu i Al Kaedës, gjatë operacionit në rezidencën e tij nuk u vra nga ushtarët amerikanë, por nga truproja e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA