Maqedonasit, pa viza edhe në Brazil
03/05/2011 11:30
Shtetasit e Maqedonisë së shpejti do të udhëtojnë në Brazil pa viza,
pasi Ministritë e Jashtme të të dyja vendeve firmosën dje një
marrëveshje.
Ministri i Jashtëm maqedonas Antonio Milloshoski dhe homologu i tij brazilian Antonio de Agujar Patriota nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave mes dy vendeve.
Milloshoski prej ditës së djeshme po zhvillon një vizitë dyditore në Brazil, e para e një ministri nga Shkupi në këtë shtet të Amerikës Latine.
Të dyja vendet do të shqyrtojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, kryesisht në planin ekonomik, arsimor, tregtar, kulturor dhe turistik.
Top Channel