Lufta në Libi, NATO: Pa afate kohore
03/05/2011 16:15
“Misioni në Libi do të zgjasë kohën e nevojshme”. Kështu është shprehur zëvendësadmirali Rinaldo Veri, përgjegjës për aktivitetin detar të Unified Protector, duke u përgjigjur për gazetarët që kërkonin një parashikim kohor për operacionin.
Mbi vrasjen e djalit të Gheddafi, Veri ka deklaruar: “Nuk sulmojmë civilë, objektivat tanë janë ushtarakët”.
Ndërkohë Oana Lungescu, zëdhënës i NATO-s, ka bërë të ditur më pas se “Aleanca ndjen keqardhje për të gjitha viktimat”.
Top Channel