Komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka deklaruar se
po mendon për reduktimin e mëtejshëm të KF0R-it, edhe pse ende s’ka
përfunduar procesi i parë i pakësimit të trupave në 5 mijë njësi.

Megjithatë, gjenerali ka theksuar se reduktimi i dytë do të merret seriozisht në konsideratë pasi të verifikohet se si do të funksionojë struktura tashmë e reduktuar.

“Reduktimi i mëtejshëm varet edhe nga forcimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është një histori suksesi. Ajo ka bërë një hap të madh cilësor përsa i përket punës profesionale”, ka deklaruar Byhler për të përditshmen gjermane “Aktuell”.

Sipas tij, hapa të mëdhenj ka bërë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila vitin e ardhshëm do të arrijë nivelin përgatitor për veprime ushtarake.

“Sapo kjo të arrihet, atëherë do të vendoset përfundimisht për profilin e FSK-së dhe të ardhmen e saj”, ka shtuar Byhler.

Top Channel