Itali, 3 operacione anti-krim, 120 në pranga

03/05/2011 11:30

Forcat e policisë në Itali kanë ndërmarrë në 24 orët e fundit një seri
operacionesh kundër grupeve të krimit të organizuar, që janë mbyllur me
arrestimin e rreth 120 personave.

Një nga operacionet është kryer kundër Ndrangetës kalabreze. Gjithësej janë arrestuar 40 persona, anëtarë të familjes Mazzaferro, të akuzuar për aktivitete të tipit mafioz. Mes tyre janë edhe kryetari i bashkisë së një qyteze dhe dy këshilltarët e tij.

40 persona të tjerë janë arrestuar në një operacion tjetër në qytetin e Napolit, kundër një klanit të organizatës kriminale Kamorra.

Anëtarët e klanit Polverino akuzohen për kontrollin me anë të dhunës të aktiviteteve tregtare në veri të qytetit. Gjithashtu, ata kishin ngritur një rrjet të trafikut të drogës nga Spanja drejt zonave të shpërndarjes së narkotikëve në Napoli.

Ndërsa në Romë, seksioni i posacëm kundër trafiqeve ka arrestuar 38 trafikantë droge, të akuzuar ndër të tjera edhe për rrëmbim personi dhe kërcënime të tipit mafioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA