Idenë e ministrit të Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, që EULEX të largohet nga Kosova po mbështetet edhe nga analistë dhe eksponentë të opozitës.

E përditshmja kosovare “Zëri” shkruan se sipas këtyre të fundit, misioni evropian për rendin dhe ligjin nuk i ka arritur objektivat e tij në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

“EULEX brenda dy vjetësh nuk ka arritur të përmbushë as minimumin e pritjeve. EULEX është një mision i dështuar në të gjitha aspektet, prandaj duhet të largohet”, shkruan “Zëri” duke iu referuar burimeve politike.

Sipas opozitës dhe analistëve, qytetarët e Kosovës kanë pritur që misioni evropian të ndryshonte situatën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA