Bashkimi Evropian nuk po i jep zgjidhje vakumit të krijuar në Kosovë me
përfundimin e mandatit të Piter Feith në krye të ICO-së.

Sipas së përditshmes “Koha Ditore”, pavarësisht se dihej që më 30 prill Feith i skadonte mandati, Brukseli zyrtar nuk ndërmori asnjë hap.

“BE nuk arriti të përgatisë një skenar për të evituar krijimin e një vakumi në krye të Zyrës së Përfaqësuesit Ndërkombëtar në Kosovë”, shkruan “Koha Ditore”.

Madje, shton ajo, as caktimi i Ferdinando Gentilini si drejtues i përkohshëm i ICO-së nuk ka marrë një konfirmim zyrtar.

Burime diplomatike deklarojnë se situata në fjalë është krijuar si pasojë e mosnjohjes së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA