Videoja me trupin e Osama bin Laden teksa lëshohet në det nga aeroplanmbajtësja amerikane “Carl Vinson” mund të bëhet publike.
Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan ABC në edicionin e tij online, pa dhënë detaje të tjera.
Ndërkohë, këshilltari për luftën anti-terror në Shtëpinë e Bardhë, John Brennan ka deklaruar se administrata, me shumë mundësi do të publikojë edhe një foto të trupit të Bin Laden.
Ish-kreu i Al Kaedës u qëllua në kokë nga forcat speciale amerikane. Më pas, trupi i tij u mor në bordin e aeroplanmbajtëses. Pasi u pastrua ai u vendos në një carcaf të bardhë dhe pasi u lexua një rit mysliman trupi i pajetë u lëshua në det.
Vendimi për varrimin e tij në det u mor pasi asnjë vend nuk pranonte ta varroste atë nën tokë, nga frika se mos varri i tij kthehej në simbol frymëzimi për ekstremistët.
Top Channel