Berlusconi: Vrasja e djalit të Gheddafi, e rëndë
03/05/2011 15:45
“E konsideroj të rëndë vrasjen e djalit të Gheddafi, Saif, sepse nuk është ndër objektivat e misionit të NATO-s”.
Kështu është shprehur kryeministri italian, Silvio Berlusconi gjatë një ndërhyrjeje në Pallatin Chigi.
“Lufta në Libi është e nevojshme për të mbrojtur popullatën civile. Qëllimi është të goditet në mënyrë të saktë arsenali i Gheddafi, pa bombardime dhe kryesisht pa bërë viktima civile”, theksoi lideri italian.
Top Channel