Bayern zgjat kontratën me Butt

03/05/2011 14:35

Bayern Munchen ka zgjatur deri në vitin 2012 kontratën me portierin Jorg
Butt, ndërkohë që i riu Thomas Kraft, një nga premtimet kryesore, do të
lërë klubin.

Butt, 36 vjec, në janar kishte humbur postin e portierit titullar pikërisht për shkak të avantazhit të Kraft.

Zgjedhja e trajnerit Van Gaal ngjalli jo pak reagime në radhët e tifozëve dhe të vetë klubit bavarez.

Portieri 22-vjecar ka përfunduar marrëveshjen me teknikun dhe për rrjedhojë ia ka lënë vendin Butt. Tani ai mund të kalojë tek Hertha Berlin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA