Vlerat e aksioneve në bursën e Nju Jorkut u hapën me rritje ditën e hënë, pasi presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se Bin Laden ishte vrarë.
Cmimet e naftës më herët kishin rënë me mbi 2.5 për qind, para se të pësonin një ngritje të lehtë në orët e ardhshme.
Ndërsa “objektet e sigurta”, si metalet me vlerë, humbën vlerën e tyre me argjendin që ra me rreth 5 për qind.
Analistët thonë se vdekje e Bin Laden mund të ulë rreziqet e sigurisë dhe mund të ndihmojë për të ngritur besimin e konsumatorëve në SHBA.
Por ata paralajmërojnë se ngjarja do të ndikojë fare pak në uljen e rreziqeve afatgjata që kërcënojnë ekonominë amerikane dhe atë globale.
“Ka një parandjenjë të mirë dhe tregut do t’i pëlqejë kjo gjë, por kjo nuk sjell shumë ndryshim në situatën e energjisë dhe në betejën kundër ekstremistëve islamikë”, ka deklaruar analisti Chip Hanlon.
Top Channel