SHBA shpall gjendjen e alarmit nëpër ambasada
02/05/2011 09:55
Qeveria amerikane ka shpallur gjendjen e alarmit në të gjitha ambasadat e
saj dhe përfaqësitë diplomatike nëpër botë. Frika për hakmarrje nga
mbështetësit e kryeterroristit të Al Kaedës, Osama bin Laden, është e
madhe.
Në një komunikatë të Departamentit të Shtetit theksohet se të gjithë qytetarët amerikanë, kryesisht ata që jetojnë në zonat me tension të lartë, të evitojnë vendet e mbushura me manifestues.
Kërkohet po ashtu që të evitohet përballja me mbështetës të Al Kaedës.
Top Channel