Rusia mirëpret vrasjen e Bin Laden

02/05/2011 18:15

Ndaj lajmit që tashmë ka bërë xhiron e mbarë globit, vrasja e kryeterroristit Osama bin Laden, ka reaguar edhe diplomacia ruse.

“Eleminimi i Osama bin Laden, një figurë e urryer dhe terroristi numër 1, përbën një moment domethënës në luftën kundër terrorizmit”, ka deklaruar ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, ka mirëpritur lajmin për vdekjen e kreut të Al Kaedës, duke e vlerësuar atë si një “cast vendimtar”.

Ndërsa drejtues dhe ish-drejtues të ushtrive të vendeve perëndimore kanë bërë thirrje që të tregohet një vëmendje e lartë për shkak të rrezikut të hakmarrjeve nga xhihadistët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA