Milan prezanton fanellën për 2011-2012

02/05/2011 20:35

Vija më të holla dhe jakë të bardhë. Kështu do të jetë fanella zyrtare e Milanit për sezonin 2011-2012, e prezantuar sot nga Adidas Brand Center e Monzës.

Dizajni i kthehet uniformave të vjetra të veshura nga kuqezinjtë në fillim të 900-s.

Modeli i veshur për herë të parë nga Seedorf, Van Bommel dhe Antonini, karakterizohet edhe për vijat në mënga që për herë të parë janë të bardha në sfond të kuq.

Milani do të veshë uniformën e re të shtunën më 14 maj në “San Siro”, me rastin e ndeshjes së fundit në shtëpi të sezonit kundër Kaliarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA