Shtetasit e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë që jetojnë në Greqi
rrezikojnë të mos votojnë për institucionet diplomatike të tyre në
Athinë dhe Selanik për zgjedhjet parlamentare të datës 5 Qershor, për
shkak të emrit, cështjes ende të pazgjidhur midis dy shteteve për me se
dy dekada.

Sipas ligjit zgjedhor ata mund te votojne, vetem ne se para zgjedhjeve do te kishte nje lajmerim zyrtar nga shteti i tyre, te publikuar ne gazetat me me shume kopje ne treg, ne shtetet ku funksionojne ambasadat apo zyrat konsullore te tyre, perndryshe procedura konsiderohet e paligjshme .

Por gjashte gazetat greke qe u eshte derguar lajmerimi nga konsullata e ish Republikes Jugosllave te Maqedonise ne Selanik, si “Ta Nea”, “Kathimerini”, “To Vima” në Athinë dhe “Thessaloniki”,”Aggelioforos” e “Maqedonia” në Selanik nuk kane pranuar ta publikojne ate me emrin “Republika e Maqedonise”.

Sipas te perditshmes maqedonase “Dnievnik”, gazetat greke jane pergjigjur se mund te botojne lajmerimin vetem ne se do te emertohej shteti fqinj si FYROM, cka nuk eshte pranuar nga Shkupi zyrtar.

Ligji i ri zgjedhor qe u votua kohet e fundit ne Shkup,u jep te drejten per here te pare te gjithe homogjeneve te ketij vendi, te zgjedhin tre deputete, nje nga Europa,nje nga Amerika dhe nje nga Australia. Por boshlleku ligjor i krijuar ne Greqi nga mospublikimi i lajmerimit zyrtar u heq te drejten zgjedhore rreth 500 shtetasve maqedonas qe banojne kryesisht ne qytetin e dyte me te madh te Greqise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA