Karzai: Talebanët t’i japin fund luftës
02/05/2011 09:10
Presidenti afgan Hamid Karzai u bëri thirrje talenabëve që t’i japin
fund akteve të dhunës pas vrasjes së liderit të Al Kaedës, Osama bin
Laden.
“Talebanët duhet të mësojnë mësimin. Ata duhet të ndalin luftën”, tha Karzai në një konferencë për shtyp.
Presidenti shfaqi kënaqësinë për faktin se Bin Laden nuk ndodhej në provincat afgane, por jashtë kufijve të vendit të tij.
Top Channel