Hyypia lë futbollin

02/05/2011 13:10

Sami Hyypia, mbrojtësi finlandez, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist.

37-vjeçari ka përfunduar karrierën tek Bayer Leverkusen, pas dy sezonesh të luajtura në Gjermani.

Hyypia ka luajtur për Liverpool nga viti 1999 deri në vitin 2009, duke qenë për një periudhë kohe edhe kapiten i ekipit anglez.

Finlandezi ka fituar një Ligë Kampionesh, 2 Kupa të Mbretëreshës dhe 2 Kupa të Ligës në Angli.

Sami Hyypia është shpallur 9 herë si futbollisti i vitit në Finlandë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA