Digjet ambasada britanike në Tripoli

02/05/2011 11:25

Televizioni BBC njoftoi se godina e ambasadës britanike në kryeqytetin
libian Tripoli u dogj krejtësisht, pas sulmeve të njerëzve të egërsuar
nga vrasja djalit të Muhamar Gadafit pas sulmit me raketë të së shtunës.

Sic njoftojne burime te medias, edhe ambasada italiane u sulmua nga grupet e protestuesve dhe gjendja ne kryeqytet vazhdon te jete e tensionuar.

Edhe Kombet e bashkuara po terheqin stafin nderkombetar nga kryeqyteti i Libise, pasi u sulmuan edhe zyrat e saj. Nje zyrtar i OKB-se tha per BBC-ne se personeli do te largohet nga vendi dhe ky vendim do te rishikohet javen qe vjen.
I menjehershem ishte edhe reagimi i sekretarit te Jashtem britanik William Hague. Ai deklaroi se qeveria e tij vendosi te deboje ambasadorin libjan nga Britania. Z. Hague, tha se sulmet kundër misioneve diplomatike shkelin Konventën e Vjenës.

Zyrat e OKB-se ne Tripoli gjate sulmit edhe u bastisen. Ndersa raportet per vdekjen e Saif al arab Gadafit, perhapeshin neper qytet, grupe demonstruesish te zemeruar, nisen te mblidhen nga cdo cep i tij, sipas gjasave ne menyre spontane. Kombet e Bashkuara humben tani se fundi 7 punonjes te tyre ne Afganistan pas nje sulmi mbi kompleksin e organizates ne qytetin Mazar e-Sharif dhe duket se nuk duan te rrezikojne serish ne Libi.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA