Clinton-Talebanëve: Braktisni Al Kaedën

02/05/2011 16:25

Lajmi mbi vdekjen e Osama Bin Laden është komentuar edhe nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ka lëshuar një mesazh të fuqishëm.

“Unë e di që ka disa që dyshonin se kjo ditë do të vinte, që dyshonin se ne do të realizonim objektivat tona. Por le t’i kujtojmë vetes se kjo është Amerika. Ne i bëjmë ballë sfidës, ne luftojmë me këmbënguljë”, ka deklaruar Clinton.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, ajo ka shtuar: “Në Afganistan ne do të vazhdojmë luftën ndaj talebanëve dhe aleatëve të tyre. Mesazhi ynë për ta është: Ju nuk mund të na mundni, por mund të zgjidhni që të braktisni Al Kaedën”.

Hillary Clinton, shefe e diplomacisë amerikane, është shprehur se me vrasjen e Bin Laden, “drejtësia u vu në vend”.

Top Channel