Bin Laden, njoftimi i parë në Twitter

02/05/2011 16:55

Sulmi që vrau Osama bin Laden u njoftua për herë të parë në rrjetin Twitter. Një ekspert i informatikës që jeton që Abotabad, pa qenë në dijeni për sulmin, publikoi detaje të operacionit të forcave speciale amerikane ndërkohë që ai ishte në zhvillim e sipër.

Sohaib Athar shkroi se një helikopter po fluturonte vetëm pak pasi sulmi kishte filluar dhe tha se mjeti fluturues nuk ishte i forcave pakistaneze.

Ai e kuptoi qëllimin e vërtetë të mesazheve të tij vetëm pasi presidenti amerikan Barack Obama njoftoi detajet e vdekjes së Bin Laden.

Mesazhi i parë i Athar u transmetua online rreth orës 01, me orën lokale. Ai thoshte: “Një helikopter po fluturon mbi Abotabad rreth orës 01. Kjo është një ngjarje shumë e rrallë”.

Menjëherë më pas, ai raportoi zhurmën e një shpërthimi, që më vonë u mor vesh se ishte ai i trupave amerikane që hidhnin në erë helikopterin e rrëzuar.

“Xhamat e dritareve po dridhen këtu në Abotabad. Shpresoj të mos jetë dicka e keqe”, thoshte një prej mesazheve.

Mbi zhvillimin e ngjarjes Athar po informohej nga miq të tij në zonat lokale, të cilët ishin gjithashtu on line.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA