Testet e ADN-së kanë konfirmuar se Osama Bin Laden është personi që ka vdekur, kanë deklaruar zyrtarë amerikanë.
Burimet në fjalë kanë sqaruar gjithashtu se sheiku i terrorit u varros në det pas një riti mysliman për shkak se asnjë vend nuk do të pranonte ta varroste atë nën tokë.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ambasadat e tyre në të gjithë botën në gjendje alarmi, për shkak të frikës së një kundërsulmi të Al Kaedës.
Ndërkohë, drejtori i CIA-s, Leon Paneta tha se ka shumë mundësi që Al Kaeda të përpiqet të hakmerret për vdekjen e tij.
Bin Laden, 54 vjec, pranoi autorësinë e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington ku humbën jetën pothuajse 3 mijë persona.
Ai u ka shpëtuar forcave amerikane dhe aleatëve të tyre për pothuajse një dekadë, pavarësisht një shpërblimi prej 25 milionë dollarësh të vendosur mbi kokën e tij.
Por të dielën, forcat ushtarake amerikane, anëtarë të njësisë elitë Navy Seal Team Six, ndërmorrën operacionin që coi në vrasjen e tij në qytetin e Abotabadit, 100 kilometra në veri-lindje të Islamabadit.
Top Channel