Autoritetet britanike kanë bërë thirrje për kujdes dhe vigjilencë pas vdekjes së liderit të Al Kaedës, Osama Bin Laden, duke u kërkuar ambasadave në mbarë botën që të rishikojnë masat e sigurisë.
Bin Laden, që ka pohuar se ka qenë organizatori i sulmeve të 11 shtatorit dhe atyre të 7 korrikut 2005 në Londër, u vra nga forcat speciale amerikane në rezidencën e tij në qytetin Abotabad, 100 km larg Islamabadit.
Kryeministri britanik David Cameron përshëndeti vdekjen e tij duke e cilësuar “një sukses të madh”, por tha se kërcënimi i terrorizmit nuk merr fund me kaq.
Ministri i Jashtëm, William Hague tha se rrjeti terrorist mund të përpiqet të riorganizohet dhe u bëri thirrje britanikëve përtej detit që të shmangin grumbullimet në vendet publike.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Liam Fox ka urdhëruar bazat ushtarake britanike, si ato brenda edhe ato jashtë vendit, që të mbajnë një nivel të lartë vigjilence.
Top Channel