Mourinho ka zgjedhur të heshtë në prag të ndeshjes Barcelona-Real, gjysmëfinalja e kthimit e Champions, në program nesër në “Camp Nou”.
Lajmin e ka bërë të ditur Reali i Madridit me një komunikatë zyrtare në të cilën saktësohet se në konferencën e zakonshme për shtyp, në program në mbrëmje në 19:30 në sallën e shtypit të “Camp Nou”, do të marrin pjesë asistenti i Mourinho, Aitor Karanka dhe sulmuesi Karim Benzema.
Vendimi për të mos lejuar Mourinho të flasë është ndikuar nga krijimi i polemikave të reja, pas deklaratave të rënda të bëra nga Special One në përfundim të ndeshjes së parë, e fituar nga Barcelona 2-0 në “Santiago Bernabeu”, falë dy golave të Messit.
Mourinho ishte përjashtuar në pjesën e dytë pasi kishte bërë një duartrokitje ironike ndaj arbitrit gjerman Stark, pas largimit me të kuq të Pepe.
Tekniku i Realit nuk mund të ulet në bankinë në sfidën e kthimit, nesër në “Camp Nou”, pas skualifikimit.
Top Channel