Kombet e Bashkuara njoftuan se kanë nisur evakuimin e të gjithë personelit të saj diplomatik në Tripoli.
Vendimi për tërheqjen e të gjithë personelit nga kryeqyteti libian ka ardhur pas sulmeve që janë ndërmarrë kundër selisë së OKB-së nga turma njerëzish të irrituar për vrasjen e djalit të Muamar Gedafit nga një sulm i NATO-s, ditën e premte.
Ndërkohë, burime nga shtabi i rebelëve në Bengazi dyshojnë në vdekjen e djalit të vogël të kolonelit, pasi sic thonë ata është një lajm që nuk mund të verifikohet.
Edhe NATO, nëpërmjet zëdhënësit të saj pranoi se ka bombarduar ndërtesën e konferencave të Gedafit, por tha se nuk mund të verifikojë nëse në godinë vërtet ka patur viktima, ashtu sikundër pretendon media shtetërore libiane.
Top Channel