Milani, prek titullin kampion

01/05/2011 18:35

Milani prek titullin kampion të Italisë. Kuqezinjtë e Alegrit, tre javë në përfundimi i Serisë A, mposhtën minimalisht Bolonjën me rezultatin 1-0.

Goli i fitores u shënua që në minutën e 8 të takimit nga Flamini, ndërkohë që në minutat e tjera, kuqezinjtë patën disa raste për të dyfishuar rezultatin, por u treguan të pasaktë përballë portës kundërshtare.

Kjo fitore e ngjit Milanin në kuotën e 77 pikëve, 8 më shumë se Interi i vendit të dytë që fitoi ditën e shtunë 1-2 me Cezenan.

Ndërkohë, pretendimet e Udinezes për një vend në zonën “Champions” kanë marrë një goditje të rëndë. Në Firence, friulianët janë mundur me rezultatin 5-2 nga vendasit e Fiorentinës.

Katania merr një fitore me mjaft vlerë 2-0 përballë Kaljarit që thuajse i siguron asaj qendrimin edhe për në sezonin e ardhshëm në Serinë A. Sicilianët, të mbetur me 10 lojtarë në minutën e 75 të takimit shënuan dy herë, fillimisht në minutën e 78 e më pas në minutën e 82.

Sampdoria e Breshia ndanë nga një pikë pas barazimit 3-3 në Xhenoa, kurse Parma mposhti Palermon 3-1 e Kievo mundi Lecen 1-0.

Në mbrëmje luhet Bari-Roma, ndërsa java e 35 plotësohet me takimin e së hënës mes Lacios dhe Juventusit në Olimpiko të Romës. Lacialët synojnë fitoren për ta cuar në katër pikë diferencën me vendin e pestë, Udineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA