Lumturimi i Papa Gjon Palit II

01/05/2011 11:00

Ceremonia e lumturimit e Karol Wojtilës, trupi i të cilit u transferua nga kripta e Vatikanit në altarin qendror të bazilikës së Shën Pjetrit, u hap nga Papa Benedikti i XVI me formulën: Ati i Shenjtë, iu kërkoj përulësisht të fusni mes të lumturuarve shërbëtorin e Zotit, Gjon Palin II.

Papa Benedikti XVI tha se ky është lumturimi më i shpejtë në historinë e Kishës Katolike, vetëm 6 vjet e 1 muaj pas vdekjes së atij që do të shenjtërohet, siç kërkojnë me zë të lartë besimtarët që kanë mbushur sheshin.

Papa Gjon Pali II mblodhi sërish në Romë turma të pamata nga të gjitha anët e botës. Gjatë gjithë natës, në amfiteatrin romak të Circo Massimo, rreth 200 mijë veta morën pjesë në mbrëmësoren e lutjes.

Që dje, rreth orës 10 të mbrëmjes, në rrugët që çonin në Bazilikë ishte krijuar radha kilometrike e besimtarëve që donin të zinin vend në shesh. Mbi 1 milionë persona, plot emocion, mallëngjim dhe kujtime, morën pjesë në ceremoni. Mijëra të tjerë, duke mos qenë më e mundur afrimi në rrugët e Vatikanit, për shkak të turmës, janë përhapur në pika të tjera të qytetit për të ndjekur ceremoninë nga ekranet e mëdha.

90 delegacione zyrtare nga e gjitha bota ishin të pranishme. Nga Shqipëria marrin pjesë presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, ndërsa nga Kosova kryeministri Hashim Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA