Lumturimi, festë në vendlindjen e Papës

01/05/2011 16:25

Ndërkohë që në Vatikan po zhvillohej ceremonia e lumturimit të Papa Karol Vojtilës, në vendlindjen e tij në qytetin polak të Vodavicës, njerëzit kishin mbushur rrugët me flamuj e simbole të Papa Gjon Palit të Dytë.

Banorët shprehen të lumtur që Papa i tyre po u bashkohet të Lumturuarve të Zotit.

Shtëpia ku Vojtila erdhi në jetë është kthyer në një muze me objekte nga e kaluara e tij, djepin e foshnjërisë, skitë dhe një përparëse të bërë nga e ëma.

Ekrane të mëdhënj u vendosën në qendër të Vadovicës për t’u dhënë mundësinë banorëve të ndjekin drepërdrejtë transmetimin e ceremonisë së Lumturimit të Gjon Palit II.

Zyrtarë lokalë në Vadovicë shpjegojnë se ashtu sic ishte i rëndësishëm Papa për Poloninë, ashtu kishte Polonia rëndësi jetike për të.

Papa Gjon Pali II ishte Papa i parë me kombësi jo italiane që nga shekulli XVI dhe Papa i parë polak në histori.

Që nga vdekja e Vojtilës, mijëra vetë mbërrijnë cdo vit në qytetin e Vadovicës për të vizituar vendlindjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA