Londra dëbon ambasadorin e Libisë

01/05/2011 18:00

Britania e Madhe dëboi ambasadorin libian në Londër pas sulmeve të ndërmarra ndaj ambasadave perëndimore në Tripoli, përfshi edhe selinë e ambasadës britanike.

Vendimi u publikua sot nga Ministri i Jashtëm britanik, William Hague i cili saktësoi se ambasadori i Libisë në Londër ka 24 orë kohë për të lënë vendin ishullor.

“Sulmet ndaj ambasadave dhe përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Tripoli nuk do të lëkundin vendosmërinë tonë për të mbrojtur popullsinë civile në Libi”, tha Hague.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA