Libia, Maroni: Kërcënimet janë serioze
01/05/2011 14:10
“Fjalët e Gedafit konfirmojnë se situata duhet të mbahet nën kontroll.”
Kështu është shprehur Roberto Maroni, ministri i Brendshëm italian, në lidhje me kërcënimet e liderit libian i cili theksoi dje se lufta do të “transferohej” në Itali.
“Kërcënimi nuk duhet nënvlerësuar. Nuk mund të them se ishte një batutë propagandistike. Vrasja e një prej djemve të tij do ta ketë zemëruar edhe më shumë Gedafin”, u shpreh Maroni.
Top Channel