Libi, deputeti rus kritikon NATO-n
01/05/2011 11:30
Bombardimet e avionëve të NATO-s të cilat sipas qeverisë libiane shkaktuan vdekjen e djalit të Muamar Gedafit dhe tre nipërve të liderit libian, tregojnë se koalicioni ndërkombëtar nuk mbron jetën e civilëve.
Kështu është shprehur një deputet i parlamentit rus.
Sipas agjensisë së lajmeve Interfax, Konstantin Kosachev është shprehur: “Ky është një konfirmim i përdorimit të keq të forcës nga ana e NATO-s.”
Top Channel