Ipeshkvi i Tripolit, Imzot Giovanni Innocenzo Martinelli i ka dhënë fund spekulimeve për vdekjen e djalit të Gedafit.
Imzot Martinelli tha për mediat italiane se ai, bashkë me përfaqësues të tjerë të komunitetit të krishterë në Libi është shoqëruar në morgun e Tripolit për të parë kufomën e 29 vjecarit i mbetur i vrarë nga një bombardim i NATO-s ditën e shtunë.
“Djali i Gedafit ka vdekur! Televizioni e radio libiane e konfirmuan këtë fakt. Na cuan për të parë trupin e pajetë të tij dhe unë bashkë me përfaqësues të kishave të tjera këtu në Libi bëmë lutjen e rastit ndërsa një imam mbajti fjalën e rastit dhe dënoi sulmin barbar që i mori jetën këtyre personave të pafajshëm”, thotë Imzot Martinelli për Skytg24.
Top Channel