Aksidentohet çiklisti i kombëtares
01/05/2011 19:35
Vetëm një mrekulli ka bërë që testi ciklistik i kombëtares shqiptare të mos përfundojë me një tragjedi.
Ciklistit Ylber Sefa i është prerë rruga nga një makina në km 23 të segmentit rrugor Elbasan-Tiranë, duke bërë që sportisti i Tiranës të përfundojë në Spitalin Ushtarak, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Presidenti i federatës Skënder Anxhaku shtoi se në xhiron ballkanike që do të zhvillohet në Kretë të Greqisë, ciklisti i Tiranës, Ylber Sefa nuk do të marrë pjesë, për shkak të këtij aksidenti.
Top Channel