1 Maji, në Kosovë ka festë
01/05/2011 18:55
1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është pritur edhe në Kosovë.
Por, përkundër tubimeve dhe manifestimeve tradicionale që mbahen në këtë ditë në mbarë botën, në Prishtinë, qytetarët kanë vendosur të festojnë. Qindra persona dolën jashtë Prishtinës për të kujtuar këtë ditë.
Edhe pse statistikat e rëndisin Kosovën si shtetin me papunësinë me të lartë në rajon, qytetarët në Prishtinë vendosën masivisht të festojnë në vend të protestave. E fajin për këtë ata ua lënë sindikatave, të cilat, ndryshe nga vitet e tjera nuk ishin organizuar për të tubuar.
Top Channel