Talebanët: Nesër nisim ofensivën

30/04/2011 08:55

Guerrilasit talebanë kanë njoftuar zyrtarisht nisjen nga dita e nesërme, më 1 maj, të një fushate ushtarake të koduar me emrin “Badar”.

Ofensiva në fjalë frymëzohet nga beteja e parë e mbrojtësve të Islamit kundër “forcave të së keqes”.

Në një komunikatë, rebelët saktësojnë se ofensiva do të kryhet kundër amerikanëve “pushtues”, aleatëve të tyre të huaj dhe ndaj mbështetësve të brendshëm.

Në tekst, talebanët ftojnë qytetarët afganë që të qëndrojnë larg grupimeve masive dhe vendndodhjeve ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA