Singapori, kryeqendra e trukimit të ndeshjeve
30/04/2011 16:20
FIFA, nëpërmjet shefit të saj për sigurinë Chris Eaton, ka deklaruar se Singapori është vendi ideal për formimin e rrjeteve për trukimin e ndeshjeve në nivel botëror.
“Kam bindjen se Singapori ka një akademi për trukimin e ndeshjeve dhe shumë hetime që po bëjmë na drejtojnë drejt qytet-shtetit aziatik”, u shpreh Eaton për gazetën e këtij vendi, ‘The New Paper’.
Në Finlandë, ekipi Tampere United u përjashtua nga të gjitha kompeticionet nga federata e këtj vendi për shkak se kjo skuadër kishte lejuar që një kompani nga Singapori të ndikonte në përzgjedhjen e lojtarëve për ndeshje të caktuara në mënyrë që ata të manipulonin ndeshjet në fushën e lojës.
Top Channel