SHBA: Assad të ndryshojë sistemin
30/04/2011 02:00
Uashingtoni, që ishte i pari që ndërmori sanksione kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad deklaroi se kërkohet një përgjigje e fortë nga ndërkombëtarët kundrejt Damaskut.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha deklaroi se SHBA insiston dhe i bën thirrje presidentit sirian, Bashar al Assad të ndërmarrë reformat e nevojshme e t’i japë fund vrasjes së popullit të vet.
“Aksionet ndëshkuese kundrejt popullit të vet kërkojnë një përgjigje të fortë ndërkombëtare”, tha Carney duke përshëndetur akordin e Bashkimit Europian për sanksione ndaj Sirisë.
Top Channel