
Presidenti i Zimbabves, Robert Mugabe ka mbërritur në Romë për lumturimin e Papa Gjon Palit II.
Një embargo e vendosur nga BE i ndalon atij të vizitojë shtetet anëtare, por Vatikani, ku do të mbahet ceremonia, është një shtet sovran dhe jo në BE.
Pavarësisht ndalimit, Mugabe ka qenë në Romë edhe për funeralin e Karol Wojtyla në vitin 2005, si dhe në konferencat e agjencisë së OKB-së për ushqimin në vitet 2008-2009.
Sanksioni ndaj Mugabe u vendos në vitin 2002 pas akuzave të ngritura ndaj tij për shkelje të të drejtave të njeriut.
Mugabe, i krishter katolik, është lejuar të kalojë përmes Italisë. Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini tha se kishte kërkuar nga BE që të bënte një përjashtim për lëvizjen e presidentit.
Top Channel