Itali, zbarkime të reja në Lampeduza

30/04/2011 10:10

Zbarkime të reja në ishullin e Lampeduzës, në Itali, ku dje mbërritën
mbi 1 mijë klandestinë nga Libia, ndërkohë që sot numri pritet të shkojë
rreth 800.

Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga mediat italiane, sipas të cilave një anije me 360 emigrantë ndaloi në ishull në orët e para të ditës, ndërkohë që një tjetër me 500 klandestinë ndodhet rreth 10 milje larg bregut.

Drejt zonës janë nisur për të dhënë ndihmën e tyre tre motovedeta të rojës bregdetare italiane dhe një helikopter i Guardia di Finanza.

Në fillim të muajit zbarkimet masive të emigrantëve nga Libia por dhe vende të tjera të Magrebit shkaktuan një acarim të banorëve të Lampeduzës, të cilët dolën në minorancë krahasuar me numrin e të ardhurve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA