Indi, 50 mijë fëmijë në rrugët e Nju Delhit

30/04/2011 10:00

Në rrugët e Nju Delhit, në Indi, jetojnë mbi 50 mijë fëmijë të detyruar
të enden, të shesin nëpër kryqëzime, apo të mbledhin mbeturinat.

Kështu rezulton nga një studim i kryer nga organizata joqeveritare britanike Save the Children.

Studimi nxjerr në dritë edhe vartësinë nga droga për 22 për qind të fëmijëve dhe abuzimet që kryhen ndaj tyre nga të rriturit dhe forcat e policisë.

Gjithashtu, 20 për qind e tyre kërkojnë vazhdimisht mes grumbujve të mbeturinave materiale për të ricikluar.

Pavarësisht se India po konfirmohet si superfuqia e re ekonomike e botës, problemet me urinë dhe varfërinë vazhdojnë të mbeten të theksuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA