Gedafi ofron amnisti në Misurata
30/04/2011 01:10
Forcat pro-Gedafit që mbajnë prej disa muajsh të rrethuar qytetin e Misuratës, ofruan një amnisti për të gjithë rebelët e që ndodhen në këtë qytet.
Sipas propozimit të trupave qeveritare, të gjithë rebelët që prej javësh luftojnë kundër forcave qeveritare në Misurata amnistohen në rast se dorëzojnë armët brenda 3 majit.
Autoritetet njoftuan gjithashtu se kanë vënë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, përfshirë këtu edhe portin, ku asnjë anije nuk mund të hyjë apo të dalë pa u koordinuar më parë me qeverinë e Tripoli.
Top Channel