Djali i Gedafit: Nuk dorëzohemi kurrë

30/04/2011 00:35

Megjithëse raportimet e NATO-s flasin për një dobësim të ndjeshëm të fuqisë ushtarake të Gedafit, një nga pinjollët e familjes së kolonelit shprehet se Tripoli nuk do të dorëzohet kurrë përballë aksioneve luftarake të Aleancës.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror libian, Seif al Islam, një nga djem e Muamar Gedafit, tha se dorëzimi nuk është opsion edhe sikur bombardimet të zgjasin 40 vjet.

“Bombardimet të zgjasin 40 ditë, qoftë edhe 40 vjet, ne nuk do të dorëzohemi”, tha Seif al Islam.

Deklarata e djalit të kolonelit vjen në një kohë kur NATO njoftoi se forcat e kolonelit po minojnë Misuratën, qyteti i shndërruar së fundmi në fushë-betejën kryesore mes forcave rebele dhe atyre qeveritare, e ku organizata të ndryshme humanitare flasin për mijëra të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA