Bundesliga, Wolfsburg mposht Bremen

30/04/2011 13:00

Në ndeshjen që hapi javën e 32-të të kampionatit gjerman, Werder Bremen është mposhtuar 0-1 në shtëpi nga Wolfsburg.

Tre pikët në fjalë, shumë të rëndësishme për Wolfsburg, u realizuan falë golit të Riether pas 22 minutash lojë.

Ndeshja tjetër, Kaiserslautern-St. Pauli u mbyll me rezultatin 2-0, me gola të Tiffert dhe Abel në minutat e ’29 dhe ’68.

Ndërkohë, klasifikimi në Bundesliga është ky: Borussia 69 pikë, Leverkusen 64, Hannover 57, Bayern Munich 56, Mainz 49, Nurnberg 47, Hamburger 43, Freiburg 41, Hoffenheim, Schalke dhe Kaiserslautern 40, Werder Bremen 38, Stuttgart 36, Cologne dhe Wolfsburg 35, Frankfurt 34, Monchengladbach dhe St. Pauli me nga 29 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA