BE, akord për sanksione ndaj Sirisë

30/04/2011 00:15

Vendet e Bashkimit Europian ranë dakort për miratimin e një pakete sanksionesh ndaj Sirisë, si kundërpërgjigje ndaj dhunës së ushtruar nga autoritetet kundrejt popullsisë civile.

Masat parashikojnë embargo në furnizimin e armëve, refuzim vize për një listë zyrtarësh të lartë sirianë për në vendet e BE-së dhe ngrirje të pasurive të tyre që mund të ndodhen në bankat europiane si dhe pezullim të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes BE-së dhe Sirisë.

Ndërkohë, të premten rrugët në disa qytete siriane u përgjakën sërish. Mbi 60 të vdekur është bilanci i manifestimeve anti-qeveritare në Dara e shumë qytete të tjera siriane. Mijëra protestues iu përgjigjen thirrjes së opozitës dhe të “Vëllazërisë muslimane” për të kërkuar sërish largimin e presidentit Bashar al Assad dhe ndërmarrjen e reformave për demokratizimin e jetës në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA