Siri, protestuesit sfidojnë regjimin
29/04/2011 16:20
Protesta të reja janë zhvilluar në kryeqytetin sirian, Damask, dhe qytete të tjera të vendit.
Një numër i madh ushtarësh dhe agjentësh të forcave të sigurisë, të armatosur, ishin vendosur në rrugë për t’i parandaluar ato.
Tubime ka pasur edhe në Homs, në veri dhe në qytetet bregdetare, ku aktivistët kanë bërë thirrje për një “ditë rebelimi” dhe solidariteti për viktimat e regjistruara së fundmi në qytetin e Derasë.
Një banor i Derasë, ku protestat kanë qenë më të fuqishmet, ka deklaruar për BBC se dy vetë janë vrarë atje ditën e sotme.
Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar ende. Qyteti ndodhet prej disa ditësh pa energji elektrike dhe raportohet se është “i kycur”.
Top Channel