Kinë, nga e diela stop duhanit

29/04/2011 17:25

Në Kinë, vend ku shiten më shumë cigaret dhe ka më shumë duhanpirës, nga e diela nuk do të mund të pihet më duhan në lokalet publike.

Ligji anti-duhan do të hyjë në fuqi më 1 maj, por nuk parashikon sanksione dhe lejon konsumimin e cigares në fabrika dhe zyra.

Më herët, Ministria kineze e Shëndetësisë kishte ndaluar pirjen e duhanit në spitale, ndërsa tani ligji po shtrihet duke përfshirë restorantet, kafenetë, hotelet dhe mjetet e transportit publik.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendi më i madh aziatik ka mbi 300 milionë duhanpirës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA