Egjipt, incident në Nil, 17 të mbytur

29/04/2011 16:40

Një autobus i vogël me 32 persona që shkonin në një funeral ra nga trageti që po e transportonte në lumin Nil, në Egjipt.

Për pasojë 17 persona janë mbytur, bëjnë të ditur autoritetet lokale, të cilat saktësojnë se 10 pasagjerë të tjerë kanë mbijetuar, ndërsa 5 janë të humbur.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Bani Suajf. Agjencia shtetërore e lajmeve fliste në fillim për 43 viktima, por pastaj e uli bilancin në 22.

Incidente të tilla janë të zakonshme në Egjipt dhe vijnë si pasojë e infrastrukturës së dobët dhe mungesës së rregullave.

Një oficer i sigurisë tha për “Associated Press” se minibusi ra nga trageti pasi ky i fundit u përplas dhunshëm teksa përpiqej të ankorohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA