Berluskoni vendos të shkojë në gjykatë
29/04/2011 00:05
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka vendosur të marrë pjesë në seancat gjyqësore kundër tij që do të mbahen më datat 2 dhe 9 maj.
Mediat italiane citojnë burime të afërta të kryeministrit Berluskoni, sipas të cilave, “Kavalieri” do të paraqitet më datë 2 maj ky gjykohet skandali Mediatrade dhe një javë më pas, më 9 maj për procesin Mills.
Në procesin Mediatrade, Berluskoni bashkë me të birin, Pier Silvio, presidentin e Mediaset, Fedele Confalonieri dhe producentin amerikan Frank Farouk Agrama dhe shtatë persona të tjerë akuzohet për evazion fiskal.
Ndërsa në procesin Mills, Berluskoni akuzohet për korrupsion për përfitimin e një dëshmie false në favor të tij në gjyq.
Top Channel