SHBA, tornado në jug, 80 të vdekur në tre ditë
28/04/2011 08:25
Janë të paktën 80 të vdekur nga tornadot që kanë goditur në tre ditët e fundit jugun dhe perëndimin e SHBA-ve.
Në Alabama viktimat janë 45 gjatë 24 orëve të fundit.
Qeveria lokale ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ashtu si edhe në Arkansas, Kentaki, Misisipi, Misuri, Oklahoma dhe Tenesi.
Shërbimi meteorologjik kombëtar ka lëshuar një alarm për stuhi dhe tornado në Luisiana.
Në Alabama pjesa veriore e shtetit është më e goditura, ashtu si ekstremi verilindor i Xhorxhias, verlindja e Misisipit dhe jugu i Tenesi.
Top Channel